Dikur mbronte portën e Arsenalit, Shabani sot tregton fruta dhe perime

13/10/2022 17:40

Ka luajtur futboll nga viti 1994 deri më 2012 dhe kulmin e karrierës e ka pasur në vitet 2002-2004, kur ishte pjesë e Arsenalit, kuptohet si portier rezervë. Krenohet për faktin që ka qenë pjesë e asaj skuadre të “Topçinjve” (vetëm për një fazë), që e mbylli sezonin 2003-2004 pa asnjë humbje (është aktivizuar shumë pak nën drejtimin e Wengerit, vetëm në pesë takime, pasi u huazua tek West Ham United).

Quhet Rami Shaaban dhe u tërhoq nga futbolli profesionist në vitin 2012, për të nisur më pas biznesin e tij si tregtar i frutave dhe perimeve në vendlindjen e tij, Suedi. Kompanisë së tij ia ka vënë emrin “Rami Fresh”. Produket i prodhon në një fermë në Egjipt, nga ku kanë origjinën anëtarët e familjes së tij.
Ndonëse i ka ende të njëjtët flokë të gjatë, që mbante gjatë kohës kur luante tek Arsenal, 47-vjeçari tashmë është thinjur.

Top Channel