Sot në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon u bë pjesë e diskutimit mbi rëndësinë e ndërgjegjësimit për shëndetin mendor Albatros Rexhaj.
Ai tregoi si rrallëherë se ka hasur probleme të këtij lloji për shkak të traumave nga lufta në Kosovë.
Ai rrëfeu për publikun sesi e rreshtuan për ta pushkatuar dhe sesi arriti të shpëtonte për fat duke menaxhuar situatën.
“Unë e kam atë, në situata të caktuara reagoj me stres, me ankth, reagoj shumë defensive. Pastaj gjenerata ime i mendon njëherë gjërat keq, pastaj mirë. Edhe këtë vit me këto ngjarje që kanë ndodhur, që flitet për një luftë të tretë, masakra, pushkatime… më del gjumi në 3 të mëngjesi dhe s’ fle duke menduar. Ose shoh ëndrra të situatave që kam kaluar, por i shoh sikur kaq përfunduar keq”, tregoi ndër të tjera ai.
Top Channel