Këtë të martë orët e paradites do të paraqiten nën ndikimin e vranësirave në të gjithë territorin e vendit, ku do të ketë edhe reshje shiu.

Sipas MeteoAlb, parashikohet që në skajin jugor dhe në zonat veriore herë pas here të ketë rrebeshe shiu të izoluara.Mbeten vranësirat e shpeshta prezente përgjatë gjithë ditës duke krijuar mundësi për reshje shiu. Por pas mesdite parashikohet që reshjet të jenë në sasi më të pakët në zonat perëndimore.

Temperaturat e ajrit do të bien lehtë  në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 8°C deri në 24°C.

Era do të fryjë mesatare deri e fortë me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi  Verior -Verilindor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 3 – 4 ballë.

Kosova që në orët e para të ditës do të jetë në mbizotërimin e vranësirave të shumta të cilat herë pas here do të pësojnë zhvillime duke gjeneruar reshje shiu. Ndërsa në zona të izoluara do të jenë dhe në formë rrebeshi. Reshjet e shiut më të dukshme do të jenë përgjatë kufirit Perëndimor.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA