Identifikohen 10 viktimat e shpërthimit në Irlandë, mes tyre një 5-vjeçare dhe dy adoleshentë

09/10/2022 18:08

Një vajzë pesëvjeçare dhe babai i saj ishin mes 10 personave të vrarë gjatë shpërthimit në një pikë karburanti në Irlandë.

Një nënë dhe djali i saj 13-vjeçar ishin gjithashtu mes të vdekurve pas shpërthimit në fshatin Creeslough të premten pasdite.

Në një konferencë shtypi të dielën, policia tha se viktimat ishin James O Flaherty, 48, Jessica Gallagher, 24, Martin McGill, 49, Catherine O Donnell, 39, dhe djali i saj James Monaghan, 13, Hugh Kelly, 59, Martina Martin, 49, Robert Garwe, 50, dhe vajza e tij Shauna Flanagan Garwe, pesë vjeç dhe 14-vjeçarja Leona Harper.

Një burrë rreth të 20-ave është në gjendje kritike në spitalin e Dublinit, ndërsa shtatë persona të tjerë po trajtohen në Spitalin Universitar Letterkenny në gjendje të qëndrueshme, sipas Sky News.

Leona dhe shoku i saj viktima tjetër James Monaghan ishin nxënës në Kolegjin Mulroy.

Drejtoresha e shkollës, Fiona Temple tha: Ne si shkollë jemi të shkatërruar nga tragjedia dhe përfundimi fatal për dy nxënësit tanë të bukur dhe të dashur. Mendimet dhe lutjet tona janë me të gjitha familjet dhe komunitetin Creeslough në këtë kohë. Ne jemi të mpirë nga ky trishtim dërrmues dhe do të punojmë së bashku për të mbështetur të gjithë anëtarët e komunitetit tonë shkollor në ditët, javët dhe muajt në vijim.

Papa ka shprehur ngushëllimet e tij për popullin e Irlandës pas shpërthimit.

FOTO GALERI
1/9
Shauna Flanagan Garwe, pesë vjeç,

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA