Aventurierë të rinj do të mund të shohin nga afër anijen më të famshme në botë, Titanikun, i cili prej vitesh ndodhet në fundin e oqeanit Atlantik.

Tashmë një grup personash do të munden të eksplorojnë nga afër të gjitha pjesët e anijes së mahnitshme, të cilën shumë njerëz e ëndërrojnë.

“Do të ketë një kohë kur njerëzit do të shkojnë në hapësirë ​​me më pak kosto dhe shumë rregullisht. Unë mendoj se e njëjta gjë do të ndodhë edhe nën ujë”, tha një pjesëtar i bordit eksplorues.

BBC shkruan se Rush shpreson që kompania e tij OceanGate do të bëjë për eksplorimin e detit të thellë atë që novatorët si Elon Musk, Richard Branson dhe Jeff Bezos po përpiqen të bëjnë për udhëtimet në hapësirë: të lejojë këdo me para të mjaftueshme për të hyrë në botë të reja, edhe nëse nuk ka trajnim të specializuar.

Rrënojat e Titanikut janë 3800 metra nën sipërfaqe që pas fundosjes në prill të vitit 1912, pasi u përplas me një ajzberg në udhëtimin e tij të parë.Për

Por për ta bërë realitet ëndrrën e tij Titaniku, Rush-it i është dashur të krijojë një lloj të ri zhytëse të bërë nga materiale të lehta që mund të zbresë deri në pesë njerëz nga anija e oqeanit në thellësinë e Titanikut.

Para një viti ai arriti ta mbarojë ndërtimin e nëndetëses dhe sot ka arritur të marrë në bordin e tij stafin e OceanGate, shkencëtarët e një grup të vogël aventurierësh me pagesë, të cilët secili paguan deri në 250,000 dollarë për të parë Titanikun nga afër.

Pjesë e bordit nuk kanë qenë njerëz vetëm shumë të pasur, por njëri prej tyre ka deklaruar se ka kursyer për të bërë ëndrrën e tij realitet.

“Unë nuk jam një milioner. Unë kam kursyer para për një kohë të gjatë, kam bërë shumë sakrifica në jetën time për të arritur në Titanikun. Nuk kam makinë, unë Nuk jam martuar ende, nuk kam fëmijë. Dhe të gjitha ato vendime ishin sepse doja të shkoja në Titaniku”, tha Rojas.

Përveç Titanikut ata kanë parë edhe shumë gjallesa të tjera të cilat i kanë lënë të habitur për atë çka oqeani i ka ofruar.

“Gjatë rrugës për poshtë, ne pamë kafshë mesopelagjike [që janë] të përfshira në migrimin më të madh në Tokë. Çdo mbrëmje, ky komunitet i madh migron në sipërfaqe dhe çdo mëngjes ata migrojnë përsëri në 500 deri në 1000 m. Shumë prej tyre kafshët kanë biolumineshencë, kështu që ju merrni ndezje drite aty-këtu“, thanë ata.

Kënaqësia e madhe që ky udhëtim i ka ofruar nuk ka shkuar shumë mirë, pasi në një moment gjatë uljes ata janë hasur me probleme në nëndetëse.

Por fatmirësisht drejtuesi arriti ta menaxhonte situatën siç duhet, duke bërë të mundur daljen në breg shëndoshë e mirë.

Një anije e madhe oqeanike i çon njerëzit nga St Johns, Newfoundland, në vendin e Titanikut (Kredia: BBC's Travel Show)

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA