U hap në 2018-ten nga Vladimir Putin si e vetmja lidhje tokësore mes Krimesë dhe Rusisë, dhe tani, pikërisht në kohën kur lideri rus shënon 70 vjetorin e lindjes, ura që lidh dy territoret është përfshirë nga një zjarr gjigand.
Traktori që i dërgoi aleati i tij i ngushtë, lideri bjellorus Aleksandar Lukashenko, duket nuk ishte dhurata e vetme e ditëlindjes për shefin e Kremlinit.
Edhe pse nuk pranoi dretëpërdrejtë përgjegjësinë e Ukrainës,këshilltari i presidentit Volodimir Zelensky, Mykhailo Podolyak, tha se shpërthimi që dëmtoi urën e pezulloi krejtësisht trafikun në të, është vetëm fillimi.
“Çdo gjë e paligjshme duhet shkatërruar, cdo gjë e vjedhur i duhet kthyer Ukrainës, çdo pushtues nga Rusia, duhet të dëbohet.”- tha Podolyak
Autoritetet në Moskë thanë se sulmi i sotëm është kryer me makinë-bombë. Presidenti rus urdhëroi menjëherë një hetim zyrtar mbi shkakun e zjarrit në urë, pohoi zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, i cituar nga agjencia ruse e lajmeve, Interfax. Kievi ka përsëritur ditët e fundit se është duke shënuar fitore në lindje dhe jug të Ukrainës, ndërsa forcat pro-ruse kanë pretenduar të kenë fituar kontrollin e zonës rreth qytetit Bakmut, në rajonin e Donjeckut.
Në një video të publikuar në rrjetet sociale, nga profile pro-Ukrainës, është parë një zjarr i madh në seksionin hekurudhor në Ngushticën e Kërçit, ndërsa duket se edhe segmenti rrugor është dëmtuar po ashtu. Agjensitë rusë të lajmeve shkuarjnë se në orën 6 të mëngjesit , në anën e trafikut rrugor të urës së Krimesë ka shpërthyer një auto-bombë që nisi zjarrin në shtatë depozita të naftës, të ndodhura në rrugën drejt Krimesë.
Ura e hapur tre vjet më parë, është kthyer në simbol të revanshizmit rus dhe është përdorur për të transferuar trupat ushtarake, pajisjet dhe naftës nga Rusia në Ukrainë në kuadrin e luftës që Moska po zhvillon atje.
According to data of the russian mass media, “the tank with fuel is on fire.”#Crimea #CrimeanBridge pic.twitter.com/krJMi8vthB
— KyivPost (@KyivPost) October 8, 2022
Top Channel