Në seminarin e Asamblese Parlamentare të NATO-s gjatë fjalimit hyrës krerët e institucioneve të Kosovës kanë përmendur domosdoshmërinë e anëtarësimit të Kosovës në NATO.
Kryetari i Kuvendit të Kosovës Glauk Konjufca tha se Kosova do të punojë për të qenë anëtare.
“Republika e Kosovës mbetet e përkushtuar për një bashkëpunim të ngushtë me Aleancën Veri-Atlantike. NATO-ja kontribuon drejtpërdrejt në sigurinë e shtetit tonë. Duke u nisur nga gjendja e sigurisë në botë, shtetet që kontribuojnë përmes trupave ushtarake në KFOR po e shtojnë edhe praninë e tyre këto ditët e fundit edhe në Kosovë. Kosova do t’i kryejë të gjitha reformat e nevojshëm që një ditë të bëhet anëtare e NATO-s. Së bashku do ta kthejmë edhe FSK-në në një ushtri bashkëkohore dhe të integruar plotësisht në NATO-n, aleancën më të fuqishme të shteteve demokratike”.
Ndërkohë që presidentja Vjosa Osmani tha se Kosova dhe Ballkani Perëndimor duhet të shihet si partnerë gjeostrategjik.
“Bota siç e dimë ndodhet në një pikë kthese ne po ballafaqohemi me realitetin e kërcënimeve botërore ndaj paqes. Është jashtëzakonisht me rëndësi për secilin anëtarë të NATO që ta mbështesë anëtarësimin e Kosovës në Partnëritetin për Paqe. Ne e dimë që Kosova është vendi i interventimit më të suksesshëm ndërkomvëtar të NATOs.”
Top Channel