Samiti i “Komunitetit Evropian”/ Takimi në Pragë, Ministrat e energjisë të Ballkanit dhe BE do takohen së shpejti

07/10/2022 11:59

30 vite më parë presidenti Francës  François Mitterrand hodhi idenë e një Konferederate Europiane që nuk u realizua kurrë.

Kjo ide u avancua nga një tjetër president francez, Emanuel Macron. 6 Tetori shënoi themelimin e Komunitetit Politik Europian.

Kështjella Prazhsky Hrad, këtu në Pragë mikpriti 44 udhëheqës të vendeve europiane të cilët do të mblidhen çdo gjashtë muaj përmes kësaj platforme politike koordinuese.

Nga udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor Kryeministri Edi Rama ishte i vetmi që mbajti një fjalë  nga ku theksoi se ne duhet te jemi te afte për te qenë të gjithë bashkë, pavarësisht nëse jemi ose jo aktualisht pjese e BE.

Energjia elektrike ishte pjesë e diskutimeve në Komunitetit Politik Europian.

Ky komunitet i ri politik europian u krijua edhe si një përgjigje ndaj Rusisë e cila synon dhe tenton ta përçajë Europën. Po ashtu  për ta zgjeruar fuqinë europiane e realizuar gjithpërfshirjen. Ky zhvillim nuk i ndryshon rregullat e lojës për vendet aspirante për të qenë antare të BE.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA