Digjet për të dytën herë mjeti i zyrtarit të Shërbimit spitalor në Kosovë
07/10/2022 16:27
Është djegur për të dytën herë mjeti i Drejtorit të Njësisë së Auditimit të Brendshëm të Shërbimit Spitalor të Kosovës.
Nga ShSKUK kanë njoftuar se kjo ndodhi gjatë kohës që po mbahej mbledhja e bordit drejtues.
“Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK), njofton se sot derisa po mbahej mbledhja e Bordit Drejtues të ShSKUK-së dhe ishte duke raportuar drejtori i Njësisë së Auditimit të Brendshëm të ShSKUK-së, vetura e tij private është djegur në parkingun e drejtorisë së përgjithshme të ShSKUK-së”.
Në komunikatë njoftohet se vetura e drejtorit është djegur edhe një herë tjetër para disa javësh.
Top Channel