Starton mbrëmjen e sotme, “Dancing with the Stars Albania”, programi më popullor i kërcimit në botë, me patentë të BBC, ekskluzivisht në Top Channel.
Çdo të premte mbrëma në orën 21:00, 14 personazhe VIP do të kërcejnë në skenë me kërcimtarë profesionistë.
Secili prej 14 çifteve do të performojë në një disiplinë të caktuar dhe konkurron përballë të tjerëve, me qëllim arritjen e pikëve maksimale nga anëtarët e jurisë dhe votat e publikut.
Kasti bën bashkë emra nga fusha e TV, muzikës, aktrimit, yje të rrjeteve sociale, sportistë, që kanë një karrierë të njohur kombëtare dhe ndërkombëtare.
Moderimi i këtij spektakli i është besuar Bora Zemanit, një nga figurat më të dashura të ekranit shqiptar.
Në ‘Gold Room” ai që do tu marrë emocionet e para vipave, menjëherë pas performancave, do të jetë Eno Popi.
Juria e “Dancing with the Stars”, përbëhet nga një panel me profesionistë dhe personalitete të ekranit shqiptar.
Kryetar i jurisë është Kledi Kadiu, i cili do të japë pikë për çiftet konkurruese, së bashku me anëtarët e tjerë të jurisë, Valbona Selimllari, Dalina Buzi dhe Armand Peza.
Në një skenë mahnitëse, për ti dhuruar publikut emocione dhe argëtim, do të vijë çdo të premte live, “Dancing with the Stars Albania”, ekskluzivisht në Top Channel.
Top Channel