Një nga aktoret më të pëlqyera në skenën e “Portokallisë” është Albana Perhati, e cila performon prej 18 vitesh pa munguar asnjë të dielë.
E ftuar në “Ftesë në 5” ajo tregoi shumë detaje nga karriera e saj, përfshirë edhe atë privaten.
Albana tregoi se momenti më i vështirë në aktrim ka qenë gjendja e keqe shëndetësore e babait të saj, pak orë para shfaqjes.
“Ne shfaqet i xhirojmë të shtunën dhe unë isha dy orë para se të dilja. Mar një telefonatë nga djali xhaxhait dhe më thotë se si është babi. Mami smë kishte treguar se babi kishte kaluar trompozë dhe ishte në gjendje kritike për jetën”, tha aktorja.
Pavarësisht gjendjes së rënduar emocionale ajo ka dalë në skenë për të performuar.
“Unë e bëra shfaqen atë ditë dhe kanë qenë dy orët më të tmerrshme të jetës sime. U munduan të mos më shqetësonin para shfaqesh. Është një moment që nuk do ta harroj kurrë. Prindërit e mi jetojnë në Itali prej 22 vitesh. Është moment shumë i vështirë i daljes në skenë. Babi u bë mirë dhe tani e kanë me ultimamtum që çfarëdo që të ndodhi unë dua të di dua të jem aty”, tha Albana.
Top Channel