Detajet/ Dëshmia e vëllezërve zbardhi vrasjet, Top Channel siguron dosjen e grupit kriminal të Durrësit

06/10/2022 14:27
Vëllezërit Beqiraj

Top Channel siguron dosjen e 14 të arrestuarve gjatë operacionit “Porositësi”, i cili u organizua pas dëshmive të vëllezërve Indrit dhe Gentian Beqiraj.

Një grup i strukturuar kriminal prej 21 personash që kryente vrasje kundrejt pagesës u çmontua nga policia e Durrësit, e cila vuri në pranga 14 prej tyre,  mes të cilëve një polic burgjesh dhe majorin e ushtrisë shqiptare i identifikuar si Altin Çelami i punësuar në repartin e Pezë Helmësit dhe shpalli në kërkim 5 të tjerë.

Të implikuar në ngjarjet kriminale janë Kasandër Noga i arrestuar në Belgjikë dhe Ilirian Peçi i arrestuar në operacionin “Plumbi i artë”.

Të arrestuarit janë: Gentjan Beqiraj, Indrit Beqiraj, Flamur Bejko, Pellumb Hoxha, Idajet Hoxha, Armand Dalipi (Daka), Fatjon Myrta, Blerim Elezi, Gentian Sheshi,Kujtim Deliallisi, Albano Hajdari, Fatjon Hajdari, Armando Lama, Altin Celami.

Porositësi i disa prej vrasjeve është Kasander Noga, i cilin ndodhet i arrestuar në Belgjikë.

Të shpallur në kërkim janë: Agron Bejdolli, Aleksander Laho alias Pellumb Muharremi, Dritan Ferra alias Dritan Muça alias Dritan Prifti, Alban Skonja, Kevin Zeneli alias Kevin Suçi.

Vëllezërit rrëfyen në polici se dyshonin se ishin sulmuar nga Pëllumb Muharremi i njohur si “Rrumi i Shijakut”, pasi ata ishin paguar dhe po e vëzhgonin për ta vrarë.

Ata kanë rrëfyer se janë porositur për të vrarë Arben Mërkurin,  njohur në zonë me pseudonimin Maneci. Gjithashtu janë porsitur nga Noga të vrisnin edhe një person tjetër dhe nipërit e tij në Tiranë, ngjarje e cila nuk ndodhi, pasi më 4 janar u ngatërrua objektivi dhe përfundoi i vdekur Erjon Çela e u plagosën 4 të tjerë.

Gjithashtu vëllezërit janë kontaktuar dhe porositur edhe nga shtetasi Flamur Bejko, që kundrejt pagesës të kryenin edhe një vrasje tjetër, atë të shtetasve S. Z. dhe I. H.

Në dosjen e siguruar nga gazetarja Anila Hoxha, jepen detajet se si ndodhi rrëmbimi që çoi në zbërthimin e disa prej vrasjeve.

“Nga materialet e referuara paraprakisht nga policia gjyqësore rezultoi se; Ky procedim është regjistruar ne fillim për veprën penale te “Hegja e paligjshme e lirisë” duke u plotësuar n vijim edhe me veprat penale të , “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armeve, i armeve shpërthyese dhe municioneve” , ” Sigurimi I kushteve dhe mjeteve materiale për kryerjen e vrasjeve ” dhe ” Grup i strukturuar kriminal ” «Prodhimi, mbajtja ,blerja apo shitja pa leje e armeve te ftohta ” . te« Prodhimi, dhe shitja e lendeve narkotike ” ” Prodhimi dhe mbajtja pa leje armeve te gjuetise apo sportive “te parashikuar nga nenet 110/2; 278/1, 80, 333/a, 283, 280 dhe 279 te Kodit Penal. Konkretisht; Nga policia gjyqësore jemi informuar verbalisht se ne datën 02.10.2022, rreth orës 12.00, se n° rrugën interurbane Durres – Tirane, ka ndodhur një ngjarje kriminale. Shtetasit Gentjan Beqiraj drejtues motoçikletë Piaggio me targa AI 724 dhe pasagjer i vëllai i tij shtetasi Indrit Beqiraj te dy banues ne lagien nr. 10 Durrës, janë goditur ne lëvizje nga një mjet me ngjyrë te zeze me targa 117 i paidentifikuara qarte. Ne vendngjarje është afruar edhe një mjet tjetër dhe personat kanë₴ dale nga mjetet. Personat që ndodheshin ne këto mjete kane nisur te dhunojnë shtetasit Gentjan dhe Indrit Beqiraj. Ne vijim këta persona kanë mare me dhunë ne njërin nga mjetet, shtetasin Indrit Beqiraj he te tre telefonat e tyre personale. Shtetasi Indrit Beqiraj ka numër telefonik 0684089382 dhe 0683055060, ndërsa shtetasi Gentjan Beqiraj me numer telefoni 0684089385. Menjëherë pas ngjarjes shtetasi Gentjan Beqiraj ka njoftuar policinë e shtetit të cilët kanë nisur nga veprimet e para në vendngjarje.
Ne vijim pas rreth një giysëm ore u mor njoftimi qe shtetasi Indrit Beqiri, ishte lënë i lire dhe u paraqit ne Drejtorine Vendore te policisë Durrës, ku ne vijim te veprimeve hetimore, ai ka deklaruar ngjarjen e ndodhur duke te krijuar dyshime se autore te ngjarjes jane persona posedues ose Iidhje shoqërore te shtetasit Aleksander Laho, administrator I lokalit Tratoria ne Sukth Durres, si dhe deklaron me vete përgjegjësi dhe faktin qe de ai ne bashkëpunim me shtetasit Gentian Beqiraj, Ilirjan Feci, Kevin Zeneli(Suçi), duke bashkepunuar me njeri tjetrin, te nxitur kundrejt pagesës nga shtetasi Kasander Noga, e mes pas dhe nga shtetasi Flamur Bejko, te nxitur kane dashur te vrasin me arme zjarri shtetasit Geron Hasanbelliu banues ne Fier si dhe nipat e tij; si dhe shtetasin Arben Merkuri, banues ne Sukth Durres, ku për kryerjen e këtyre vrasjeve nga shtetasit Ilirian Feci e Kevin Zeneli ju jane dhene arme zjarri pistoleta te llojeve te ndryshme, katër cope, si dhe një autoveturë benz me targa te huaja e kane marrë një banese me qera ne Tirane. Po ashtu kane marre dhe një arme automatik tip kallashnikov e fishekë nga shtetasi Armando Daka, banues ne Plazh Durres, si dhe te shtyrë nga Flamur Bejko kane blere një arme pistolete nga shtetasi Armando Lama dhe kane siguruar dhe lende plasese dinamit te blera nga shtetasi Idajet Hoxha banues ne Bulqize, me te cilin do te demonin apo shkaterronin pronën e disa djemve qe kishin konfllikt me Flamurin. Deklaron se armët pistolete te blera ja ka shitur shtetasve Gentian Sheshi, banues ne lagjen nr.6 Durrës; shtetasit Amando Lama, banus ne lagien nr.17 Durres, dhe Altin Celama banues ne Tirane, ku nga ky shtetas ka marre dhe dy arme Glok te cilat ja ka shitur shtetasve shtetasit Albano Hajdari, banues ne lagjen nr. 10 Durres, shtetasit Kujtim Deliallisi, banues ne Shijak Durrës. Nga policia është vijuar me kontrollin e banesave ku ne banesen e shhtetasit Indrit e Gentian Begiraj është gjetur një arme automatik kallashnikov si dhe fisheke e lende plasese. Provat e gjetura gate kontrolleve te banesave jane sekuestruar e marre ne cilësinë e provës.

Nga hetimet është konstatuar se autoret e heqjes se paligjshme te lirise se shtetasit Indrit Beqiraj, janë ndihmuar dhe nga nje automjet tjetër ne pronësi te shtetasit Fatjon Myrto, si dhe është arritur te gjendet i braktisur mjeti i dyshuar i autoreve tip BME I cili rezulton ne pronesi te shtetasit Agron Bedolli. Nga kontrollet e banesave te shtetasve Alban Hajdari de Blerim Elezi janë gjetur sende te paligjshme si arme gjahu e doreze metalike grushti, shkop gome, e lende narkotike qe ju përkisnin shtetasve Fatjon Hajdari de Blerim Elezi. INga policia është proceduar me arrestimin ne flagrancë te shtetasve Është bere sekuestrimi i sendeve te kunderligishme si dhe vijohet me veprime te tjera dinamike si pyetje personash, kontrolle ne banesa, ne subject etj.
Veprimet e mësipërme kryera nga ky shtetas përmbajnë elementet e figurës veprës penale te “Trafikimi i narkotikeve, ne bashkëpunim ” parashikuar nga neni 283.a.2 I K Penal”, shkruhet në dosje.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA