Banorët e fshatit Zharrëz në Bashkinë Patos do të kenë së shpejti një infrastrukturë moderne.

Një rrugë e re që lidh fshatrat Sheqishtë dhe Fshati i Ri do të ndërtohet me financimin e kompanisë prodhuese të naftës, Bankers Petroleum Albania si pjesë e programit të saj të dedikuar për investimet komunitare.

Drejtori i Përgjithshëm i Bankers, Huanqin Xiao: Rikonstruksioni i kësaj rruge ka qenë një kërkesë e vazhdueshme e banorëve por edhe e Bashkisë Patos dhe për këtë arsye vendosëm të financojmë 100 mijë dollarë për këtë projekt të rëndësishëm. Në vite Bankers ka treguar se ne jemi këtu jo vetëm për operacionet hidrokarbure, por së pari për njerëzit e kësaj zone dhe të Shqipërisë në përgjithësi.

Tashmë rruga e amortizuar, në mungesë të trotuareve dhe ndriçimit do t’i përkasë të shkuarës, pasi projekti ambicioz i Bankers ofron një infrastrukturë komode për më shumë se 1000 familje të kësaj zone.

Nënkryetari i Bashkisë Patos: Rruga e re gjithashtu do të reduktojë ndotjen në zonë dhe do të përmirësojë ndjeshëm mjedisin. Ky projekt është një investim i përbashkët ndërmjet Bankers dhe Bashkisë Patos, kosto totale e të cilit llogaritet rreth 300 mijë dollarë.

Bankers Petroleum Albania ka investuar më shumë se 7.5 milion dollarë në projekte në komunitet ndër vite duke u fokusuar në infrastrukturë, shkolla dhe kopshte, klinika shëndetësore dhe gjithashtu në mbjellje pemësh.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA