Dyshohet se përdhunuan dy të mitura, Prokuroria e Gjakovës kërkesë për caktimin e masës së sigurisë ndaj autorëve
05/10/2022 13:17
Dy persona të cilët janë arrestuar, pasi dyshohet se përdhunuan dy vajza të mitura në Gjakovë, pritet tu jepet vendimi.
Prokuroria Themelore e Gjakovës ka deklaruar se do të bëjë një kërkesë në lidhje me këtë ngjarje, që tu caktohet masa e sigurisë autorëve të dyshuar.
Ditën e sotme Prokuroria do të parashtrojë dy kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për dy personat e dyshuar, për veprën penale “Dhunimi”.
Rastet e dhunimit seksual nuk kanë lidhje me njëra-tjetrën dhe se të dy autorët janë në moshë madhore.
Prokuroria sqaron se me urdhër të Prokurorit, i cili po merret me ngjarjen, dy personat gjenden në paraburgim për 48 orë.
Top Channel