Disa stërvitje në palestër, ku në asnjë moment nuk munguan provokimet.
I tillë ishte takimi mes Remilit dhe Ildës që u transmetua këtë të martë në emisionin “Për’puthen”. Instruktori i palestrës kishte zgjedhur që njohjen me Ildën ta niste në vendin ku ai ndihet më i sigurt dhe njeh më mirë.
Mes provokimeve, ai e ndihmoi konkurrenten në disa ushtrime. Ilda u tregua akoma më shumë ngacmuese, teksa i hoqi bluzën Remilit, pasi ky i fundit i tha se ka vapë.
Në fund, ishte Remili ai që guxoi më shumë, duke hyrë në dhomën e zhveshjeve, ku Ilda do të ndërrohej.
Ky takim ngjalli shumë debate mes vajzave dhe djemve në studio. Petro tha se “Remili tregon muskujt, se nuk ka asgjë tjetër për të treguar”.
Ndërkohë konkurrentet kritikuan Remilin që sillet njësoj provokues me të gjitha vajzat dhe është i pavendosur.
Top Channel