Foto ilustruese

Një grup i strukturuar kriminal që kryente vrasje kundrejt pagesës është çmontuar nga policia e Durrësit, e cila vuri në pranga 14 persona mes të cilëve një polic burgjesh dhe një ushtarak dhe shpalli në kërkim 5 të tjerë.

Të implikuar në ngjarjet kriminale është dhe Kasandër Noga i arrestuar në Belgjikë dhe Ilirian Peçi i arrestuar në operacionin “Plumbi i artë”.

Pengmarrja disa minutëshe e Indrit Beqirajt në Durrës gjatë të dielës pas një aksidenti automobilistik ishte çelësi që i erdhi në dorë policisë për të zbërthyer rrjetin e vrasësve me pagesë që vepronin si grup i strukturuar kriminal që prej vitit 2021.

Vëllezërit Beqiraj u përplasën me njerëz Aleksandër Lahos të njohur si Rrumi i Shijakut pasi këta të fundit dyshonin se vëllezërit po i gjurmonin për të krijuar kushte për vrasjen e të fortit të Shijakut.

Dyshohet se gjatë të dielës ata i zunë në befasi dhe pasi i përplasën me makine morën peng për disa minuta Indrit Beqirajn.

I prej autorëve u vu në pranga ndërsa 3 të tjerë përfshi edhe Aleksandër Lahon u shpallën në kërkim.

Por kjo ngjarje zbërtheu gojën e vëllezërve Beqiraj të cilët rrëfyen para autoriteteve planifikimet për 3 ngjarje kriminale 2 prej të cilave kanë ndodhur dhe njëra pritej të ndodhte.

Vëllezërit Gentian e Indrit Beqiri për llogari të Kasandër Nogës të njohur për një histori të përgjakshme hakmarrje kontaktoheshin nga Kevin Zeneli Suçi, i cili u premtonte 50 deri në 150 mijë euro për të vrarë së bashku me nip Geron Hasanbelliut në Tiranë dhe Arben Mërkurin në Durrës.

Paraprakisht vëllezërit morën pagesën prej 6 mijë eurosh për të krijuar kushtet e nevojshme për vrasjet si armët, makinat dhe një shtëpi me qira afër objektivit.

Vrasja në Tiranë dështoi pavarësisht se vëllezërit Beqiraj dhanë të dhëna të sakta mbi lokalin që objektivi pinte kafe në Don Bosko bashkë me nipat e tij, vrasësi që dyshohet se është Kevin Zeneli ngatërroi objektiv duke vrarë Erion Çelën dhe plagosur 4 të tjerë.

Pas ngjarjes ai u ndihmua nga vëllezërit Beqiraj për të dalë jashtë vendit.

Ndërsa vrasja e Arben mërkurit në Sukth u krye më 18 maj të këtij viti dhe për të krijuar kushtet e saj u angazhuan vëllezërit Beqiraj por policia thotë se kjo vrasje nuk është plotësisht e zbardhur.

Vëllezërit Beqiraj janë kontaktuar për të ekzekutuar edhe dy persona të tjerë  vrasje për të cilën kanë marrë paraprakisht 3500 eurosh dhe kanë siguruar mjetet për realizimin e kësaj ngjarjeje dhe konkretisht 4 kg eksploziv, si dhe një armë zjarri automatic por ngjarja nuk u krye.

Arma dhe eksplozivi u sekuestruan nga policia pas kontrollit të banesës së vëllezërve Beqiri.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA