Muralja nga Tirana pretendente për çmimin e parë botëror nga Street Art Cites, Henril Çule: Kryeqyteti ka hyrë në hartën e muraleve me famë botërore

04/10/2022 11:06

Për të dytin vit radhazi një nga muralet më të bukura të MurAL Fest Tirana është pretendente për të marrë çmimin e parë botëror nga faqja e mirënjohur Street Art Cites.

Mural Fest Festival ka kaluar tashmë kufijtë dhe e ka kthyer Tiranën në një pikë të ngrohtë pritëse të artit, ku pallatet e vjetra të Tiranës, po lakmohen nga artistët më të mirë botërorë të muraleve.

Drejtor i Përgjithshëm i Dekor Tirana dhe ideator i Tirana Mural Fest, Henril Çule thekson se Tirana ka hyrë me kokën lart në hartën e muraleve me famë botërore. “Jemi entuziast që për të dytin vit radhazi një nga perlat e MurAL Fest Tirana është pretendente për të marrë çmimin e parë botëror nga faqja e mirënjohur Street Art Cites.

Tirana ka hyrë me kokën lart në hartën e muraleve me famë botërore! Kemi ngritur një standard që na përfaqëson denjësisht. Uroj që artisti Fabian Bane Florin të kurorëzohet me çmimin e parë ashtu si u vlerësua maksimalisht kolegu i tij Gera me Muralen e vitit 2021 në Tiranë”, thekson Henril Çule.

Street Art Cities është një platformë globale me një mision për të promovuar dhe dokumentuar artin urban në botë.
“Mural Fest” u organizua nga Dekor Tirana, nën kujdesin e kuratorit të njohur, Helidon Haliti.

FOTO GALERI
3/27

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA