Ekspertët e opozitës në komisionin e posaçëm parlamentar të reformës administrativo-territoriale paraqitën raportin e tyre,  ku si kërkesë kryesore është ndryshimi numrit të qarqeve aktualisht 12.

“Duhet të hiqen qarqet dhe të bëhen 6 ose 3 rajone. Të rikthehet një ministri për pushtetin vendor.“-tha Agron Haxhimali.

Opsioni 1:  6 Rajone, Rajonin Tiranë-Durrës; Rajoni Shkodër-Lezhë; Rajonin Kukës-Dibër; Rajonin Gjirokastër-Berat; Rajonin Fier-Vlorë dhe Rajonin Elbasan-Korçë.) Opsioni 2: 3 rajone: Rajoni Adriatikut (Shkodër, Lezhë, Dibër, Kukës) Rajoni Adriatiko-Jonian(Tiranë, Durrës Elbasan), Rajoni Jonian (Vlorë, Korçë, Gjirokastër).

Krahas konfigurimit të qarqeve eksperti opozitës  propozoi edhe ndryshimin e numrit të  bashkive nga 61 aktualisht .

“Të shtohen edhe 33 bashki”- shtoi Agron Haxhimali

Eksperti  Haxhimali u caktua nga grupimi Alibeaj në PD. Fraksioni Berisha në PD  dhe Shtëpia e Lirisë nuk përfaqësohen në këtë reformë të re që synohet të realizohet nëse do arrihet dakordësia me shumicën socialiste.

Sinjalin kundërshtues të këtij propozimi e dha bashkë-kryetarja socialiste e këtij komisioni socialistja  Anila Denaja.

PROPOZIMI I PD PËR SHTIMIN E BASHKIVE:

QARKU BERAT (SHTOHEN 2 BASHKI)

QARKU DIBËR (SHTOHEN 4 BASHKI)

QARKU DURRËS (SHTOHEN 2 BASHKI)

QARKU ELBASAN (SHTOHEN 3 BASHKI)

QARKU FIER (SHTOHEN 4 BASHKI)

QARKU KORÇË (SHTOHEN 5 BASHKI)

QARKU KUKËS (SHTOHEN 2 BASHKI)

QARKU LEZHË (SHTOHEN 4 BASHKI)

BASHKIA TIRANË (SHTOHEN 3 BASHKI)

BASHKIA VLORË (SHTOHEN 4 BASHKI)

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA