Ish-drejtoresha e rrugëve në SPAK/ Sonila Qato merret në pyetje për tenderin e parë të aksit Kardhiq-Delvinë
03/10/2022 15:06
Lupa e prokurorisë SPAK është drejtuar tanimë edhe tek investimet në rrugët nacionale, sikurse investimi në aksin nacional Kardhiq-Delvinë i kallëzuar për një seri shkeljesh nga Kontrolli i Lartë i Shtetit.
Për këtë çështje u paraqit para prokurorëve të SPAK ish-drejtoresha e ARRSH Sonila Qato, e cila u pyet për mëse dy orë nën praninë e avokatit të saj.
“Isha për rrugën në fjalë si deklaruese”, tha Sonila Qato, ish-drejtoreshë e ARRSH.
Sonila Qato që ka mbajtur edhe portofolin e Ministres së Sipërmarrjes u pyet si zyrtarja më e lartë e ARRSH mbi procedurat që u ndoqën për tenderimin e kësaj rruge.
“Le ta lëmë SPAK të punojë”, tha Qato.
SPAK e ka regjistruar çështjen për shkelje të barazisë në tendera.
Top Channel