Cilat janë shtetet që po përballen me fluksin e rusëve që ikin nga mobilizimi

30/09/2022 20:15

Që kur Vladimir Putin njoftoi fillimin e mobilizimit të pjesshëm më 21 shtator, vendeve në kufi me Rusinë u është dashur të përballen me mijëra rusë, kryesisht burra, që ikin masivisht nga vendi i tyre për të shmangur thirrjen për të luftuar në Ukrainë.

Që prej mesnatës, Finlanda po ndalon rusët me viza turistike Shengen të hyjnë në vend pas një rritjeje të numrit të mbërritjeve.

Masa vjen pas vendimit të javës së kaluar nga Lituania, Letonia, Estonia dhe Polonia për të mbyllur kufijtë për rusët.

Të enjten, Ministrja e Brendshme e Lituanisë, Agne Bilotaite tha se vendimi i Lituanisë për të mbyllur kufijtë e saj për shumicën e rusëve ishte në kohën e duhur pasi zyrtarë nga inteligjenca ruse ose organet ushtarake mund të mbërrinin në vend nën maskën e mobilizimit të arratisjes dhe të krijonin një rrjet “agjentësh të fjetur”.

Në pikën e kontrollit kufitar Vaalimaa midis Finlandës dhe Rusisë në Virolahti është krijuar një radhë e madhe automjetesh.

Autoritetet kazake raportuan se 98,000 rusë kishin kaluar kufirin që kur Vladimir Putin njoftoi fillimin e mobilizimit të pjesshëm.

AFP raportoi se çmimet e qirasë në rajonet kufitare të Kazakistanit ishin rritur me 34% brenda një jave.

Edhe vendet e  Azisë Qendrore gjithashtu janë prekur nga dyndja e rusëve për t’i shpëtuar mobilizimit . Në Kirgistan , Ministria e Zhvillimit Digjital raportoi se më shumë se 3,500 qytetarë rusë janë regjistruar në vend.

Parlamenti i vendit diskutoi se në Kirgistan po rrisin qiratë dhe po bëjnë që disa qytetarë të dëbohen nga shtëpitë e tyre me qira.

Dhe në fillim të kësaj jave, autoritetet në republikën e Osetisë së Veriut të Rusisë thanë se do të kufizonin aksesin në kufirin me Gjeorgjinë për makinat nga pjesë të tjera të Federatës Ruse.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA