Arkitekti i suksesit, kryesuesit e Bundesligës shpërblejnë trajnerin zviceran

29/09/2022 13:15

Në pankinë qëndron Urs Fischer prej verës së vitit 2018. 56-vjeçari zviceran është arkitekti i surprizë së bukur Union Berlin.

Drejtuesit janë të kënaqur me punën e tij dhe kanë vendosur ta shpërblejnë me rinovim kontrate.

Fischer ka firmosur kontratën e re me klubin nga Berlini. Kohëzgjatja e saj nuk bëhet e ditur, ndërkohë që Unioni kryesues rikthehet të shtunën në fushë, ditë kur do të sfidojë Eintracht Frankfurt në transfertë.

Ajo që kemi përjetuar vitet e fundit ka qenë e pabesueshme dhe e vështirë për t’u përshkruar. Siç e kam theksuar shpesh, jam shumë i lumtur dhe puna me ekipin është shumë pozitive. Klubi bën të mundur ruajtjen e një marrëdhënieje të shkëlqyer njerëzore“, deklaroi tekniku helvet pas firmës./ Super Sport

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA