Kryetari Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla pas një takimi me ambasadorët e vendeve të Bashkimit Europian është shprehur se roli i Kuvendit të Shqipërisë në procesin e Integrimit Europian është shumë i rëndësishëm në përafrimin e legjislacionit me acquis communautaire dhe monitorimin e zbatimit të tij.
“Procesi i negociatave për marrëveshjen e anëtarësimit kërkon ngritjen në një nivel të ri të rolit të Kuvendit në këtë proces historik, duke synuar përmirësim të dukshëm të kapaciteteve dhe ekspertizës profesionale në ligj-bërje, fuqizimin e mekanizmave monitorues, marrjen e eksperiencave nga parlamentet e vendeve anëtare, etj”, është shprehur Balla.
Gjithashtu Balla thekson se në këtë proces të rëndësishëm kërkohet një reformë e thellë edhe për përfshirjen e qytetarëve në procesin legjislativ në tërësi dhe njohjen me procesin e negociatave me BE -në dhe legjislacionin përkatës.
Postimi i plotë:
Roli i Kuvendit të Shqipërisë në procesin e integrimit europian është udhëheqës dhe kyç në përafrimin e legjislacionit me acquis communautaire dhe monitorimin e zbatimit të tij. Procesi i negocijatave për marrëveshjen e anëtarësimit kërkon ngritjen në një nivel të ri të rolit të Kuvendit në këtë proces historik, duke synuar përmirësim të dukshëm të kapaciteteve dhe ekspertizës profesionale në ligj-bërje, fuqizimin e mekanizmave monitorues, marrjen e eksperiencave nga parlamentet e vendeve anëtare, etj., zhvilluam një takim informues me disa prej ambasadorëve të vendeve të BE. Duhet të ndërmarrim në Kuvendin e Shqipërisë, domosdoshmërisht me qasje bipartizane, një reformë të thellë për përfshirjen e qytetarëve në procesin legjislativ në tërësi dhe njohjen me procesin e negocijatave me BE dhe legjislacionin përkatës në veçanti.
Top Channel