Erjola Doci shpesh bën deklarata të bujshme e një ndër to ka qenë edhe kjo e fundit, në emisionin “E diell”, ku e ka cilësuar ish-futbollistin e Kombëtares Shqiptare të futbollit, Eros Grezdën si ‘frikacak’.
Gjatë një loje të zhvilluar gjatë emisionit, moderatorja Nevina Shtylla i ka drejtuar Erjolës një pyetje rreth bisedës në ‘Instagram’ mes saj dhe futbollistit dhe sipas Erjolës, Eros i ka shkruar asaj një mesazh, të cilin futbollisti e ka fshirë pak orë më pas.
“E di ku është e forta, rezultoi ‘frikacak’. Unë isha zgjuar po e shikoja, nuk ia hapa 3 orë mesazhin dhe i bëri ‘unsend’. Bëhu burrë!”…
Për këtë çëshje, moderatorja Nevina Shtylla me anë të një postimi në Instagram e ka ftuar Erosin në një përballje me Erjolën për të sqaruar të vërtetën.
“Eros Grezga po ta bëj publikisht ftesën për në emision. Ta sqarojmë njëherë e mirë këtë punë”
Ndërkohë nga Eros nuk ka ende një reagim apo një përgjigje për ftesën në emision, kështu që mbetet vetëm të presim nëse futbollisti do të dojë të jap versionin e tij apo të mos përfshihet aspak personalisht me këtë çështje.
Për një periudhë të gjatë djaloshi u përfol për lidhjen e tij me modelen seksi Oriola Marashi. Lidhja e tyre ka qenë gjatë gjithë kohës kryefjalë e portaleve pasi shpesh dyshja ndaheshin, ribashkoheshin apo i hidhnin ‘thumba’ njëri-tjetrit në rrjete sociale. Por, tanimë që gjithçka mes tyre ka marrë fund, Erosi duket se e ka hedhur pas krahëve lidhjen e shkuar dhe ka nisur një histori të re dashurie… sërish me një modele. Ajo quhet Nicole Bohorquez dhe është një modele spanjolle./ Top Albania Radio
Top Channel