Krahason kryetaren me Hitlerin/ Largohet nga gara kandidati i “Fratelli d’Italia”, favorite për të fituar zgjedhjet

21/09/2022 11:57

Partia  italiane e ekstremit të djathtë Fratelli d’Italia-  Vëllezërit e Italisë- më e favorizuara për të fituar zgjedhjet e së dielës, ka pezulluar një nga kandidatët e saj për shkak të deklaratave lavdëruese për Adolf Hitlerin  në mediat sociale.

Në një postim në Facebook të vitit 2014, Calogero Pisano, një koordinator partie në Agrigento në Siçili, e krahasoi udhëheqësen e partisë Giorgia Meloni me “një burrë shteti të madh të 70 viteve më parë”.

Ai shtoi se e kishte fjalën për një “gjerman” dhe jo për Benito Musolinin.Pas kësaj deklarate partia tha se zoti Pisano nuk e përfaqësonte më atë në asnjë nivel. Zonja Meloni është përpjekur të distancojë partinë nga rrënjët e saj neofashiste.

Fratelli d’Italia-   kryeson në sondazhet përpara votimit të së dielës, pasi ata kanë premtuar ulje taksash dhe kanë mbajtur një linjë të ashpër ndaj imigracionit.

Pisano shprehu gjithashtu mbështetje për presidentin rus Vladimir Putin, sipas agjencisë italiane të lajmeve Ansa.

E themeluar në vitin 2012, partia (Fratelli d’Italia) i ka rrënjët e saj politike në Lëvizjen Sociale Italiane, e cila lulëzoi nga fashizmi i diktatorit Benito Musolini. Partia mban logon e partive të ekstremit të djathtë të pasluftës: flaka trengjyrëshe, e perceptuar shpesh si zjarri që digjet në varrin e Musolinit.

Duke përqafuar një moto të vjetër të diskutueshme, “Zot, atdhe dhe familje”, zonja Meloni thotë se ajo dëshiron uljen e taksave dhe që presidenti i Italisë të zgjidhet me votë popullore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA