Tragjike! Mbytet në det turistja angleze, 29-vjeçarja ishte në ekspeditë zhytje në Sarandë
19/09/2022 13:32
Një ekspeditë zhytje në plazhin e Sarandës, duhej të ishte hera e fundit ku 29-vjeçarja angleze me inicialet R.G, të kryente aktivitetin e saj të fundit të jetës.
E reja humbi jetën tragjikisht ditën e sotme në vendin e quajtur “Vapori i mbytur”, Sarandë, ku u mbyt aksidentalisht në det.
Nuk dihen ende detaje të tjera nëse ishte e shoqëruar apo vetëm dhe cilat ishin rrethanat konkrete ku humbi jetën.
Sarandë/Informacion paraprak
Më datë 19.09.2022, në vendin e quajtur “Vapori i mbytur”, Sarandë, dyshohet se është mbytur aksidentalisht në det, shtetasja angleze R. G., 29 vjeçe, e cila ka qënë në një ekspeditë zhytjeje.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Top Channel