Balotelli nuk ndryshon kurrë! “Xurxull” me alkool, pamjet bëhen virale

16/09/2022 18:48

Mario Balotelli u transferua në Zvicër në ditën e fundit të merkato. Sulmuesi italian firmosi një kontratë 2-vjeçare me klubin e Sionit, teksa vijon të mbetet protagonist jashtë fushave të blerta.

32-vjeçari është filmuar duke dalë i dehur nga një lokal në Lozanë të Zvicrës, teksa mbahet nga dy miq të tij, pasi alkooli i tepërt nuk i lejon të ecë normalisht, video që është bërë virale në rrjet.

Talenti nuk i mungon, por problemet në karakter kanë ndikuar që Balotelli të mos shfaqë asnjëherë potencialin që zotëron. Sherri me trajnerin Montella ndikoi që ish-lojtari i kombëtares italiane të largohej nga turqit e Adanasporit.

Tani është pjesë e ekipit helvet që ka si trajner Paolo Tramezzanin, ish-ndihmësin e Giani De Biasit te kombëtarja shqiptare. Italiani ka si ndihmës të tij Burim Kukelin, ish-mesfushorin e kuqezinjve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA