OBSH: Covid-i i gjatë, mbi 17 milionë të prekur në të gjithë Evropën dhe Azinë Qendrore

13/09/2022 22:32

Të paktën 17 milionë njerëz në të gjithë Evropën dhe Azinë Qendrore kanë vuajtur nga ajo që njihet si Covid-i i gjatë që nga fillimi i pandemisë së koronavirusit, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, e cila po u kërkon vendeve që ta marrin seriozisht problemin.

OBSH e përkufizon Covid-in e gjatë si një gjendje që shfaqet te pacientët të konfirmuar me koronavirus, të cilët edhe pse rezultojnë më pas negativë, shfaqin simptomat e virusit për të paktën dhe 2-3 muaj në vazhdim.

Ndërsa shumë pacientë  shërohen me kalimin e kohës, rreth 10-20 përqind ende përjetojnë simptoma pas 12 muajsh, sipas Institutit për Metrikën dhe Vlerësimin e Shëndetit të Universitetit të Uashingtonit (IHME).

“Gjendja post Covid 19” siç njihet edhe është komplekse dhe mund të jetë e vështirë për t’u diagnostikuar pasi ka një sërë simptomash – disa prej të cilave mund t’i ngjajnë sëmundjeve të tjera – nga rraskapitja, ethet dhe rrahjet e shpeshta të zemrës.

Covid-i i gjatë mund të ndikojë edhe në shëndetin mendor, ka paralajmëruar OBSH, që zbulon se gratë kanë dy herë më shumë gjasa se burrat të përjetojnë Covid-in e gjatë.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA