“Arsimi është arma më e fuqishme që mund ta përdorni për të ndryshuar btotën” kështu u shpreh sot ambasadorja e SHBA, Yuri Kim e pranishme në kongresin e Arsimit në Tiranë.
Në fjalën e saj ambasadorja Kim theksoi se arsimimi do të jetë kyc në rrugën se sa shpejt do të lëvizë Shqipëria në rrugën drejt BE-së.
“Arsimi është arma më e fuqishme që mund ta përdorni për të ndryshuar botën. Shqipëria është në një pikë kritike. 31 vite nga fundi i komunizmit është një botë e tërë, Shqipëria është e ndryshme, nxënësit janë të ndryshëm. Një e ardhme që do të jetë e ndryshme. 31 vite më parë askush nuk e kishte paramenduar që sot Shqipëria është anëtare e NATO-s dhe ju sot uleni me SHBA, Britaninë Rusinë, Francën Kinën, në KS.
Një muaj më parë hapët negociatat për t’u bërë anëtar i BE-së dhe SHBA ju mbështesin. Arsimimi do të jetë kyc se sa shpejt do të lëvizni e sa përparim do të bëni. Mbështetja jonë është e rëndësishme, për ne gjithashtu sepse politika është që ne duam t’ju shohim tërësisht të integruar në Europë.
Mbështetja për reformën arsimore është po aq e rëndësishme për ne sac është ajo në drejtësi edhe për luftën ndaj korrupsionit. Nuk ka një mënyrë të mirë për të siguruar që reformat të jenë afatgjata dhe zhvillimi të jetë i qëndrueshëm, se sa të sigurohemi për brezin e ardhshëm. Në 31 vitet e fundit, shqiptarët dhe amerikanët kanë marrë pjesë në disa shkëmbime përmes disa programeve.” U shpreh Kim.
Top Channel