Brenda muajit shtator do të kalojnë në këshill bashkiak listat fituese të kandidatëve që kanë aplikuar për kredi të butë në bashkinë e Tiranës.

Ky proces vjen si vazhdim i fazës së parë, për të plotësuar kuotën për 1000 përfitues.

“Jemi drejt përfundimit dhe shumë shpejtë kalojmë në këshill bashkiak dhe listat fituese, kandidate fitues janë gati 600 e pak indidvidë, do marrin edhe lajmin e mirë që të shkojnë në bankat e nivelit të dytë për të parë të gjithë elementët dhe normat e interesit. Kemi patur 2419 aplikantë në fazën e parë, në fazën e dytë 1600 prej tyre plotësuan dokumentacionin  e saktë dhe pak më shumë se 600 janë kandidatë fitues”.

Aplikime për të përfituar kredi të butë, kanë qenë të mëdha ndaj për këtë arsye në fund të këtij viti, do të hapet thirrja e re, në bashkëpunim me ministrinë e financave, për ti dhënë mundësi më shumë qytetarëve që të jenë përfitues.

“Nga kërkesat e mëdha mendojmë që në fundvit të hapim një program përsëri të subveniconit të interesave të kredisë duke pasur një bashkëpunim me ministrinë financave që tashme na kanë sjellë edhe shkresën zyrtare për 450 individë që ne i kemi kandidate për të fituar, por edhe ndoshta  nga vet bashkia që do t’i bashkohet nismës së Ministrisë së Ekonomisë dhe financë për të pasur më shumë fitues, dhe besoj nga tetori nëntori  ne do të hapim thirrjen e re për të gjithë qytetaret që t’i vijmë në ndihmë”.

Rritja e interesit për të aplikuar për kredi të buta ka ardhur si shkak i rritjes së çmimeve të apartamenteve në kryeqytet, por edhe prej  vështirësive ekonomike që vitin e fundit erdhën si pasojë e ndikimit që pati në vendin tonë, lufta në Ukrainë.

Programi i kredive të buta ka për qëllim mbështetjen në blerjen e shtëpisë së parë, për çiftet e reja, nënat kryefamiljare si dhe për kategoritë e tjera sociale që kanë një problematikë të caktuar.

Top Channel