Janë mbyllur edhe tetë ndeshjet e mbetura të Europa League, të vlefshme për fazën e grupeve./
Crvena zvezda-Monaco 0-1
Embolo shënon golin e vetëm të këtij takimi në minutën e 74’, duke realizuar nga pika e bardhë e penalltisë.
Ferencvaros-Trabzonspor 3-2
Ferencvaros realizoi golin e parë në minutën e 5’ me Nguen, më pas Traore realizoi golin e dytë për vendasit në minutën e 29’. Trabzonspor u kundërpërgjigj me Gomez në minutën e 39’. Ndërsa në minutën e 44’ Nguen realizoi golin e dytë personal dhe të tretin për ekipin e tij. Teksa në minutën e 71’ Bozok realizoi golin e dytë për Trabzonspor.
Freiburg-Qarabag 2-1
Gjermanët e Freiburg gjetën avantazhin në minutën e 7’ me Grifo, në minutën e 15’ Doan dyfishoi rezultatin. Qarabag u kundërpërgjigj me Vesovic në minutën 39’.
Lazio-Fezenoord 4-2
Lazio mori avantazhin në minutën e 4’ me Luis Albeto. Felipe Anderson dyfishoi rezultatin në minutën e 15’, teksa Vecino shënoi golin e tretë në minutën e 28’. Teksa në pjesën e dytë rrugën drejt rrjetës për Lazion e gjeti sërish Vecino në minutën e 63’. Feyenoord u kundërpërgjigj në minutën e Gimenez nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 69’. Ndërsa në minutën e 88’ Gimenez realizoi dopietë.
Manchester United-Real Sociedad 0-1
Real Sociedad gjeti rrugën drejt rrjetës në minutën e 59’, me Mendez që shënoi nga pika e bardhë e penalltisë.
Nantes-Olympiacos Piraeus 2-1
Një gol i Mostafa Mohamed në minutën e 32’ u dhuroi francezëve avantazhin në minutën e 32’, teksa në minutën e 50’ një autogol i Moutoussamy i dha skuadrës greke barazimin. Në minutën 90+3’ Nantes do të gjente sërish rrugën drejt rrjetës, por këtë herë me Guessand.
Omonia-Sheriff Tiraspol 0-3
Sheriff Tiraspol gjeti rrugën drejt rrjetës në minutën e 2’ me Akanbi. Në minutën e 54’ Atiemwen shënoi golin e dytë, duke realizuar nga pika e bardhë e penalltisë, ndërsa në minutën e 76’ ishte Diop ai që ia doli të shënojë.
Sturm Graz-Midtjylland 1-0
Emegha i dhuroi avantazhin vendasve që në minutën e 8’./ Super Sport
Top Channel