Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Elbasan, ku një 50-vjeçar i identifikuar si Elmaz Kaliaj ka plagosur me thikë bashkëshorten dhe komshiun.
46-vjeçarja Shkëlqime Kaliaj është goditur nga burri i saj pas një sherri për motive të dobëta, ndërsa Enver Aliu (komshiu), i cili po ashtu mbeti i plagosur, ka ndërhyrë për të qetësuar situatën.
Të dy të plagosurit janë transportuar në spital, ndërsa bashkëshortja e autorit është në gjende të rëndë.
Elmaz Kaliaj është arrestuar nga policia dhe ndodhet në komisariat për të kryer veprimet e nevojshme.
Sipas policisë çifti asnjëherë më parë nuk kishte denoncuar debate apo dhunë dhe mendohet se shkak ishte gjendja psikologjike e autorit, i cili prej disa ditësh nuk i merrte me medikamentet.
Çifti ishin prindër të tre fëmijëve, dy vajzave dhe një djali, dhe se prej pak kohësh ishin kthyer nga emigrimi.
Marsine Kaliaj (mamaja autorit) deklaroi se së fundmi i kishte lënë ilaçet, ndërsa nusja ka qenë shumë e mirë dhe nuk kanë pasur debate.
“I la ilaçet aq i thotë truri. Komshiu ishte më sipër, aq ia tha truri. Nusen do e therte kot, gënjente kot ai. Ka qenë derë e mirë nusja, e mirë gjithë shtëpia.Mendja punë e madhe. Nuk janë zënë më parë”, tha ajo.
Top Channel