Thomas Tuchel nuk është më trajner i Chelsea me klubin londinez që ka vendosur ta shkarkojë teknikun gjerman për shkak të rezultateve të dobta në këtë fillim sezoni.
Blutë e Londrës u mposhtën së fundmi edhe në Champions League nga modestët e Dinamo Zagreb ndërsa në Premier League në gjashtë javët e para pësuan dy humbje që rënduan bilancin e Tuchel.
Në këtë formë, drejtuesit dhe pronari i ri i anglezëve, Todd Bohely mori vendimin ekstrem në lidhje me teknikun 49-vjeçar. Tuchel ishte në krye të Chelsea prej vitit 2021 ndërsa arriti të drejtonte skuadrën në një sukses të madh si triumfi në Champions League në sezonin 2020-2021 ndërsa ia doli të siguronte edhe trofeun e SuperKupës së Europës dhe Botërorit për Klube.
Ndërkohë, në njoftimin zyrtar, klubi i Chelsea falenderon Tuchel për kohën e shpenzuar në krye të skuadrës ndërsa theksohet se stafi teknik do të marrë përsipër drejtimin e ekipit derisa të emërohet trajneri i ri./ Super Sport
Top Channel