“Nuk kam kundërshtar për Tiranën”/ Veliaj: Frikë vetëm nga fatkeqësitë, Tirana në 2022 kishte më shumë turistë se banorë

06/09/2022 23:00

Kreu i bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj ishte i ftuar në emisionin “Top Story” të gazetarit Sokol Balla, ku foli për zhvillimet politike, rikandidimin e tij për një mandat të tretë si dhe zhvillimin e kryeqytetit.

Veliaj tha se nuk i trembet asnjë kundërshtari politik, përveç krizës ekonomike që ka rritur çmimet e ushqimeve dhe energjisë, të kushtëzuara nga lufta në Ukrainë.

“Tani, rivali më i madh do të ishte diçka e paparashikuar. Energjia, e kemi dëgjuar nga ministrja Belinda Balluku, kryeministri Edi Rama që na pret periudhë e vështirë”.

Veliaj iu përgjigj dhe pyetjes së gazetarëve në studio për ndërtimet në Tiranë, ku ftoi këdo që ka informacion se po pastrohen para në sektorin e ndërtimit, ta denoncojë në prokurori dhe ai vetë do ta mbështesë.

“Ne nuk paguajmë investim, ne paguajmë shërbim. Detyra jonë është t’i mbledhim nga pikat mbeturinat dhe ti çojmë në Sharrë. Mua më intereson që për një çmim më të ulët plehrat t’i çojmë në Sharrë, ajo reja kancerogjene nuk është më mbi qytet. Më intereson ta bëjmë me një çmim më të ulët se paraardhësi. Nëse në këtë proces, dikush ka abuzuar rrugës, duhet të mbajë përgjegjësi”.

Por kreu i bashkisë sqaroi se gjithçka është transparente pasi bashkia dërgon çdo tre muaj në zyrën e pastrimit të parave, lejet e ndërtimit të cilat verifikohen.

Kreu i bashkisë tha se zhvillimi i Tiranës gjatë viteve të fundit ka sjellë shumë turistë, aq sa këtë vit është kaluar dhe numri i banorëve të Tiranës.

“Sot Tirana është me tufa turistësh. Sot për herë të parë kemi thyer rekordin Tirana ka më shumë turstë sesa banorë. Në New York 68 mijë njerëz flenë jashtë. Fëmijët që ne i gjejmë në rrugë, ne i marrim i edukojmë. Zogu i Zi ka qenë problem, sot Astiri është më mirë. Modeli Saliut jetoni më puse e ndërtoni pa leje është më mirë, apo sot”.

Top Channel