Një punonjëse e repartit të bagazheve është vrarë në një aksident të tmerrshëm pasi flokët e saj u kapën nga rripi i transmetimit në aeroportin ndërkombëtar Louis Armstrong në New Orleans, SHBA.
26 vjeçarja tragjike Jermani Thompson, ishte duke shkarkuar bagazhet nga avioni i sapo-ulur i linjave Frontier Airlines mbrëmjen e të mërkurës, kur ndodhi incidenti, njoftonin autoritetet lokale për rrjetin vendor NOLA.com.
Teksa bënte punën e saj me bagazhet, flokët e Thompson u kapën nga plartforma lëvizëse për transportimin e bagazheve. E reja u dërgua në qendrën mjekësore Ochsner Medical Center por kishte vdekur nga plagët.
Linjat Frontier Airlines anulluan një fluturim si pasojë e aksidentit.
Aeroporti dha një deklaratë pas vdekjes së Thompson, ku thuhej:
“Në jemi zemërthyer dhe po ndihmojmë familjen e miqtë e saj për të përballuar situatën e rëndë. Ju lutem dërgoi lutjet tuaja familjes dhe grupit tonë në New Orleans gjatë kësaj periudhe të vështirë”.
Familjarët e Thompson thanë se ishin të shokuar për vdekjen e vajzës që njihej për dashurinë e saj për familjen dhe kafshët .
Nëna e saj Angela foli për tronditjen: “Nuk e besoj dot që vajza ime e vetme nuk është më, ajo më tha ‘shihemi kur të kthehem”, tha ajo për rrjetin Fox 8.
Top Channel