Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, tha nga samiti i Ballkanit të Hapur se për vendin e tij dhe Rajonin, dimri do të jetë më i vështiri që prej Luftës së Dytë Botërore.

Në fjalën e tij nga Beogradi, Kovaçevski tha se për të dalë sa më lehtë nga kjo krizë energjetike por jo vetëm, duhet bashkëpunimi i fortë i vendeve të rajonit dhe ky është thelbi  i Ballkanit të Hapur.

“Dimri do të jetë i gjatë dhe më i vështiri që prej Luftës së Dytë Botërore. Është më mirë t’i mbijetojmë së bashku sesa më vetë, ky është thelbi i Ballkanit të Hapur. Si fqinjë të mirë e kemi ndihmuar njëri-tjetrin gjatë covid. Do të ndihmojmë njëri-tjetrin nëse përballemi me mungesa në tregun tonë vendas. Nuk do të ketë ndalesa tregtare, qeveritë tona kanë punuar për të rritur prodhimin vendas të ushqimit. Ne po përballemi me çështje të përbashkëta. Dje me panairin e parë të verës, ku ne lidhëm potenciale tona. Panari nuk do ishte i mundur nëse do bënim individualisht. Ndaj falenderoj gjithkënd, sidomos mikpritësit në Beograd. Ne kemi rënë dakort edhe për përballimin e mungesës me energji elektrike. Maqedonia e Veriut ka angazhuar kapacitetin e gjeneratorëve të energjisë elektrike. Kjo është në interes të të gjitha vendeve të rajonit. Nëse punojmë së bashku në afat të mesëm e të gjatë për energjinë elektrike sidomos të ripërtërishme. Kemi përmbyllur një marrëveshje për mbrojtjen nga katastrofat, ku kemi lehtësuar procedurat e nevojshme dhe kemi siguruar bashkëpunim. Ky është një hap përpara drejt bashkëpunimit ekonomik, duke siguruar një jetesë më të mirë për qytetarët tanë. Nëse hymë në treg individualisht, do jemi të dobët.Ne kemi arritur në përfundimit që të punojmë e bashkëpunojmë”- tha Dimitar Kovaçevski.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA