“Mikelanxheloja i Shkodrës” u shua, por veprat e tij do të mbeten të përjetshme.

Mbrëmjen e së hënës ka ndërruar jetë në moshën 85-vjeçare,  Pjerin Sheldija, një prej piktoreve me të shquar të Shkodrës dhe Shqipërisë ndër vite.

Ai ka realizuar mbi 210 punime ndërsa gjatë një interviste të realizuar 3 vite më parë nga Top Channel, piktori shkodran tregonte pikturën e tij më të preferuar: Zojën e Këshillit të Mirë, e veshur me rroba kombëtare shqiptare.

Gjurmët e Sheldisë sot janë në 36 Kisha e kuvende në vendin tonë, Kosovë, Mal të Zi, Itali e deri në Angli dhe madje 3 pikturat e tij, sot janë të ekspozuara në Vatikan.

E veçanta, ishte se piktori asnjëherë nuk punoi për para. Çdo punim, që kur ishte fëmije e deri në momentin që mbylli sytë, Sheldija vetëm i ka dhuruar duke mos pranuar t’i shesë për para.

Për kontributin e dhënë, Papa Benedikti i 16 e ka nderuar Sheldinë, me “ Distinktivin e Kryqit të Shenjtë për Kishën dhe për Papën”, ndërsa shteti Shqiptar e ka dekoruar me urdhrin “Naim Frasheri i klasit të parë, të dytë dhe të trete”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA