Orët e para të ditës në Shqipëri do të jenë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash, por pritet që vranësirat të jenë më të dukshme në orët e mesditës dhe pasdites, të cilat do të mund të sjellin rrebeshe të pakët në zonat malore, ndërsa pjesërisht në ultësirën perëndimore do të ketë momente të pakta me pika shiu.
Bregdeti mbetet në pjesën më të madhe mbetet me mot të qëndrueshëm, sipas Meteoalb.
Temperaturat e ajrit do të ulet në mëngjes, por mbeten kostante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 13°C deri në 33°C.
Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi jugor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 3 ballë.
Vijojnë masat ajrore të pasuar me lagështi të jenë mbizotëruese në të gjithë territorin e Kosovës, duke bërë që deri në mesditë të ketë alternime kthjellimesh dhe vranësirash, por sërish orët e mesditës shtojnë vranësirat në vend duke sjellë reshje shiu në territorin e Kosovës.
Top Channel