Një 45-vjeçar është arrestuar, pasi akuzohet për vjedhje të sendeve me vlerë dhe parave në ambientet ku qëndronin pushuesit në Sarandë gjatë vitit 2021.

Në bazë të operacionit policor të koduar “Last summer” shtetasi me inciale B. S. banues Rrogozhinë, në dyshohet se ka kryer 19 raste vjedhjesh gjatë sezonit turistik.

Sipas policisë 45-vjeçari rezulton i dënuar më parë në Itali dhe në Greqi, për të njëjtën veprimtari kriminale.

Gjatën kontrollit autorit iu gjendën sende që dyshohet se do të përdoreshin për kryerjen e vjedhjeve të tjera, si dhe shuma parash në euro e lekë, të cilat dyshohet se janë të vjedhura.

Dyshohet se 45-vjeçari ka vjedhur në dhoma hotelesh dhe banesa të ndryshme, në të cilat qëndronin kryesisht pushues bizhuteri të ndryshme, aparate celulare dhe rreth 500 000 lekë, 11 000 euro, 1 000 dollarë.

Për veprën penale për veprën penale “Vjedhja” e kryer më shumë se një herë, materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme procedurale.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA