Kanë bërë xhiron e rrjetit pamjet e momentit kur një furgon hyn në në një shëtitore në qendër të Brukselit e përplaset me një kafene, duke lënduar 6 persona.
Shoferi i mjetit arriti të largohej nga vendngjarja, por u arrestua më vonë nga policia në Anversë. Willemien Baert, zëdhënësja e zyrës së prokurorit publik të Brukselit, tha se hetimet po vazhdojnë rreth motiveve te ngjarjes, që shkaktoi jo pak tronditje ne kryeqytetin belg.
Automjeti është kontrolluar edhe nga shërbimi i pastrimit të minave të ushtrisë, SEDEE. Niveli i kërcënimit u rrit nga 2 në 3 në disa zona të Brukselit, por ndërkohë është ulur sërish.
Baert shpjegoi se i ndaluari po intervistohet nga policia. “Do të shohim se çfarë informacionesh do të nxjerrim prej tij”, tha zëdhënësja, që shtoi se për momentin, të gjitha pistat mbeten të hapura.
Ajo sqaroi se ndërsa fakte te tilla kujtojnë sulmet e ndodhura në të kaluarën, është gjithashtu e mundur që ky të jetë thjesht një aksident.
Top Channel