Foto ilustruese

Një makinë është përfshirë nga flakët teksa udhëtonte në aksin nacional Delvinë-Kardhiq këtë pasdite.

Incidenti ka ndodhur rreth orës 15:50. Automjeti tip “Ford”, i cili drejtohej nga shtetasi O. H., 34 vjeç, banues në Tiranë është djegur pjesërisht. Fatmirësisht, nuk ka dëme në njerëz.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se zjarri është shkaktuar aksidentalisht. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për sqarimin e rrethanave të situatës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA