I ra në grup Barcelona, momenti kur Kahn qesh duke u tallur bëhet viral

26/08/2022 16:04

Gjatë ditës së enjte u hodh shorti i grupeve të Champions League, me 32 skuadrat që u njohën me kundërshtarët e tyre.

Bayern Munich ra në grupin C së bashku me Barcelonën, Interin dhe Plzen. Përveç faktit që konsiderohet si grupi i “ferrit” , ajo që bën më shumë përshtypje është fakti që Lewandowski do të ndeshet me “të shkuarën” e tij.

Megjithatë vlen të theksohet se në momentin që u pa se Barcelona do jetë në të njëjtin grup me Bayernin, CEO i kampionëve të Gjermanisë, Oliver Kahn, bëri një të qeshurën tallëse, si për të ulur kundërshtarët dhe ky moment është bërë shumë viral në rrjetet sociale.

Ndoshta kjo e qeshur e Kahn lidhet me faktin që ishte Bayern skuadra që e dërgoi Barçën në Europa League sezonin e shkuar, pas fitores me rezultatin 3-0, teksa dy vite më parë bavarezët poshtëruan katalanasit me rezultatin 8-2.

Top Channel