60 milionë € operacion, ish-milanisti transferohet në Premier League

26/08/2022 18:24

West Ham dhe Lyon kanë arritur marrëveshjen për Lucas Paqueta. Fantazisti brazilian, i cili ishte pjesë e Milanit përpara se të transferohej në Ligue 1, do të luajë në Premier League në pesë vitet e ardhshme.

Lyon do të arkëtojë mbi 60 milionë euro + bonuse nga shitja e 24-vjeçarit të kombëtares braziliane (33 ndeshje dhe 7 gola me pesë herë kampionët e botës) sipas raportimeve të L’Equipe.

Biznes i mirë për drejtuesit e Lyonit, të cilët shpenzuan 20 milionë euro në shtatorin e vitit 2020 për të marrë Paquetan nga Milani. Mesfushori ofensiv ka luajtur 80 ndeshje në total me ekipin francez, duke shënuar 21 gola.

Top Channel