West Ham nuk heq dorë, gati oferta e dytë për Paqueta

25/08/2022 18:09

Pas refuzimit të ofertës së parë për Lucas Paqueta, West Ham nuk heqë dorë nga braziliani.

Ishi i Milan është kthyer në objektivin primar të “Hammers” dhe anglezët kanë dërguar ofertën e  dytë në zyrat e Lyon. Bëhet fjalë për 57 milionë euro, 7 milionë më shumë se oferta e parë shërbimet e mesfushorit.

Drejtuesit e West Ham kanë bërë me dije se do të ofrojnë fillimisht 42 milionë euro, ndërsa pjesa e tjetër, 15 milionë do të dërgohen në formën e bonuseve, ndërsa në këtë mes do të përfitonte edhe Milan.

Kampionët e Italisë në rast të transferimit do të përfitonin 15% të shumës totale.

Lucas Paqueta zhvilloi një sezon shumë të mirë në aspektin personal edicionin e kaluar, pasi në “tokën” franceze, ishi i Flamengos realizoi 11 gola në 44 ndeshje me Lyon, ndërsa për të ka pasur vazhdimisht “sirena” angleze dhe vetë lojtari ka shprehur dëshirën për një transferim të tij në Premier League dhe West Ham kërkon të shfrytëzoi këtë situatë.

Top Channel