Vëllezërit Bellingham bashkohen në kombëtaren e Anglisë, Thomas Tuchel grumbullon Jobe përkrah Jude për ndeshjet e Ligës së Kombeve 06/11 11:30
Interi ka refuzuar propozimin e radhës të PSG-së në lidhje me Milan Skriniar. Kampionët e Francës kanë piketuar prej kohësh sllovakun si përforcimin e duhur për qendrën e mbrojtjes.
60 milionë euro + shërbimet e një lojtari është oferta e fundit e PSG-së sipas L’Equipe, por ka qenë e prerë përgjigj negative e nënkampionëve të Italisë.

27-vjeçari ka edhe një vit kontratë me Interin, me zikaltrit që po tentojnë t’i rezistojnë “ofensivës” së PSG-së për të nisur më parë bisedimet e rinovimit.
Refuzimi i ofertave nga ana e klubit italian ka zemëruar presidentin e PSG-së Nasser Al-Khelaifi, i cili është shprehur se gjithsesi do sigurojë shërbimet e Skriniar me parametra zero verën e ardhshme.
Top Channel