Derbi shqiptar i Conference League, Ballkani dhe Shkupi përballen sot në Prishtinë

25/08/2022 12:39

Ballkani dhe Shkupi janë gati për raundin e dytë mes tyre. Mbr[mjen e sotme luhet në “Fadil Vokrri” të Prishtinës dueli i kthimit i raundit “play off” në Conference League mes dy skuadrave shqiptare kampione të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.

Skuadra nga Suhareka, Ballkani, e drejtuar nga Ilir Daja, është më pranë historisë dhe grupeve të këtij kompeticioni, pasi ka fituar 2-1 në ndeshjen e parë në Shkup me golat e Rrahmanit dhe Korenicës.

Teksa kanë mbetur disa orë drejt nisjes, mësohet se në Suharekë janë shitur rreth 9 mijë bileta.

Në orët në vijim pritet që numri i biletave të shitura të rritet dhe stadium pritet të jetë i tejmbushur. Ballkani ka kërkuar mbështetje nga të gjithë tifozët e Kosovës për këtë ndeshje historike.

Si Ballkani edhe Shkupi e kanë kaluar shifrën 1 milion euro të fitimeve nga vera europiane.

Pas “Shvercerave”, të cilët nuk do të mungon në kryeqytetin e Kosovës, është radha e “Xhebrailave” për t’i kthyer reston e mikpritjes, njësoj siç ultrasit e Shkupit bënë me djemtë e Ilir Dajës në sfidën e parë.

Sonte do tentojnë futjen në histori t[ dyja skuadrat, por edhe shtimin e fitimeve, pasi ekipi që kalon në grupe arkëton rreth 2.3 milionë euro të tjera.

Përballja historike mes dy skuadrave shqiptare do të transmetohet ekskluzivisht në DigitAlb Satelit dhe Ott, kanali 10, numri 63, duke filluar prej orës 20:00.

 

Top Channel