Arritja më e madhe në karrierë, Gega merr titullin e veçantë

25/08/2022 15:41

Luiza Gega bëri krenarë të gjithë shqiptarët pak ditë më parë teksa valëviti flamurin kuqezi në Mynih, aty ku u shpall Kampione e Europës në garën e 3.000 metrave me pengesë.

Jo vetëm kaq, por me kohën 9,11.31, atletja 33-vjeçare vendosi edhe një rekord sa i takon kampionateve europiane duke e bërë edhe më “ulëritës” suksesin e saj.

Gega u prit nga tifozë të shumtë në bulevard teksa në nder të saj u organizua edhe një ceremoni në ambientet e kryeministrisë. Megjithatë, jehona e suksesit të Luiza Gegës mbetet aktuale dhe së fundmi, atletja është nderuar edhe në vendin e origjinës së saj, teksa pas një mbledhje të jashtëzakonshme, Bashkia Bulqizë, iu akordua titulli “Qytetar Nderi” i Bashkisë Bulqizë.

Top Channel