Pesë shtete anëtare të Bashkimit Europian, të cilat ndajnë kufi me Rusinë, mund t’ua ndalojnë vetë hyrjen turistëve rusë, nëse blloku nuk e hedh këtë hap në tërësi. Estonia, Lituania, Letonia, Polonia e Finlanda nuk duan të rrezikojnë.
“Kam biseduar me ministrat nga të gjitha këto vende. Nuk shoh ndonjë dallim të madh politik”, tha ministri i jashtëm lituanez Gabrielius Landsbergis i cituar nga Reuters.
Ai shpjegoi se rusët nuk do të lejohen të hyjnë në këto vende, përderisa Moska po kryen genocide. Kreret diplomacive europiane pritet ta diskutojnë këtë lëvizje, e cila mbështetet në mënyrë të vecantë nga këto pesë shtete kufitare me Rusinë. Iniciativa megjithatë, ka hasur në rezistencë.
Kancelari gjerman Olaf Scholz u kundërvu një ndalese të tillë me argumentin se rusët duhet të kenë të drejtën edhe të largohen nga vend ii tyre nëse nuk bien dakord me politikat e Kremlinit. Vende të tjera të BE-së si Hungaria gjithashtu pritet të mos e mbështesin këtë nismë.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, i ka bërë thirrje vendeve perëndimore që të vendosin një ndalesë udhëtimi për të gjithë rusët.
Vendosja e një ndalimi të tillë do të duhej të shoqërohej me rregulla uniforme për të bllokuar turistët duke lejuar ndërkohë disidentët të hyjnë, tha Landsbergis, diçka që duket më e lehtë për t`u thënë sesa për tu bërë. Rusët kryesisht hyjnë në BE përmes kufijve tokësorë të pesë vendeve pasi fluturimet direkte midis Rusisë dhe bllokut u pezulluan pas pushtimit.
Estonia javën e kaluar mbylli kufirin e saj për më shumë se 50,000 rusë me viza të lëshuara më herët, vendi i parë në BE që e hodhi këtë hap, duke e bërë më të vështirë për rusët e zakonshëm hyrjen në Bashkimin Europian.
Top Channel