Shkolla e re në Vaqarr, kryebashkiaku Veliaj inspekton punimet

13/08/2022 15:16

Lagja e re e rindërtuar e pas tërmetit në Vaqarr së shpejti do të ketë edhe shkollën e re.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, gjatë inspektimit  te punimeve ne shkollën  “Bedri Llagami replikoi me opozitçn,  e cila e ka vënën në shënjestër të akuzave të saj.

Ne kemi 380 nxënës, por po e bëjmë shkollën për 600. Pra të rikuperojmë njëherë atë që jemi mangut nga e kaluara dhe të parashikojmë edhe për të ardhmen Në finale, llogjet dhe debatet i merr era! Pyetja është çfarë ngelet? Kjo shkollë do ngelet edhe kur mos të jemi ne.

Ndaj, them që ne jemi ndarë në dy grupe: Grupi që punon dhe grupi që merret me llafe. Grupi që merret me llafe atë punë ka bërë tërë jetën. Ne që punojmë duhet të sigurohemi që lëmë pas një gjë që do i rezistojë kohës, do jetë më e bukur, më e madhe dhe më e fortë.”

Shkolla e re  “Bedri Llagami”, do të jetë funksionale në semestrin e dytë shkollor, duke u bërë pjesë e paketës së 12 shkollave të reja që hapen këtë vit shkollor.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA