Sot është njeriu më i pasur në Shqipëri, por për Samir Manen jeta nuk ka qenë gjithmonë kaq e lehtë.
Në një rrëfim ekskluziv për “Pushime on Top”, Mane rrëfeu fëmijërinë e tij, ku kujtoi se në atë kohë nuk kishte mundësi të bënte pushime.
Ju keni gjezdisur nëpër Shqipëri, cilat janë plazhet që preferon më shumë Samiri?
Mane: Padyshim që Palasa është njëshi dhe dyshi për mua, jo sepse unë kam investuar aty, dhe nuk është natyrisht për reklamë, por është një plazh unik në raport me detin, ujin, malin, mikroklimën, çdo komponent pozitiv që mund të ketë një plazh është në Palasë. Dhërmiu më pëlqen gjithashtu, sidomos fundi i Dhërmiut dhe Ksamili.
Pushimet e tua më të lira, me bukë me vete?
Më të lira padyshim kanë qenë në Durrës, në kohën e komunizmit, me bukë me vete me të gjitha ato pak fasilitete që kishte në atë kohë, po kënaqësia ishte gjithashtu e madhe.
Cili është meraku më i madh për fëmijët sot, pas gjithë peripecive që ke kaluar për të arritur këtu ku je cila është këshilla më e shpeshtë për ta?
Unë shpresoj që ata që do të zgjedhin rrugën e vet, jo domosdoshmërisht duhet të më ndjekin mua në rrugën time. Për momentin studiojnë jashtë.
Top Channel