Kitaristi kanadez, Gord Lewis, është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij në Hamilton të Ontarios, pasi dyshohet se është vrarë nga djali i tij.

Djali 41-vjeçar i rokerit, Jonathan Lewis, është arrestuar dhe akuzuar për vrasje të shkallës së dytë, ndërsa Departamenti i Policisë së Hamiltonit po vazhdon të hetojë rastin.

Trupi i të ndjerit ishte gjetur i dekompozuar nga policët në fundjavë, sipas mediave të huaja. Zëdhënësja e policisë së atjeshme ka thënë në një konferencë për shtyp se autoritetet nuk janë në kërkim të të dyshuarve të tjerë.

Lewis ka qenë bashkëthemelues i grupit ‘punk rock’, “Teenage Head”, ndërsa lajmin për vdekjen e tij e ka konfrimuar edhe grupi përmes një postimi të ndjerë në Instagram. Krahas fotos së Gord, shkruhej:

Jemi zemërthyer dhe ende përpiqemi të pranojmë humbjen e mikut, shokut të grupit dhe vëllait tonë Gord Lewis. Zemrat tona janë me familjen e tij dhe me të gjithë ata që e njihnin dhe e donin. Gord ishte një forcë dhe një frymëzim për shumë njerëz. Të morën prej nesh shumë shpejt.

 

Kitaristi e themeloi grupin “Teenage Head” në vitin 1975 së bashku me vokalistin dhe bateristin, Frankie Venom dhe këngëtarin Dave Desroches. Grupi performoi në gjithë Kanadanë para se të fitonte famë globale. “Let’s Shake” dhe “Some Kinda Fun”, janë hitet më të mëdha të tyre. Vdekja e rokerit nuk është e para nga ky grup, pasi në vitin 2008 ndërroi jetë edhe bateristi Venom, pasi humbi luftën me kancerin në fyt./ Top Albania Radio

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA